Ja kërkesat e Merkelit për Serbinë, nesër i sjellë në Beograd ministri Steinmeier
Gjermania dhe partnerët evropian presin normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës në formën e traktati paqeje, ka thënë për Tanjug, ministri i Jashtëm gjerman, Frank – Walter Steinmeier, para se të vijë të martën në Beograd, për t’ua thënë këtë drejtpërdrejtë edhe zyrtarëve qeveritarë në Beograd.
Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, nesër në Beograd, sipas medieve serbe, në takimet me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe presidentin Tomislav Nikoliq do të paraqesë edhe një listë me kërkesa nga kancelaria Angela Merkel të cilat Serbia duhet t’i përmbush, nëse dëshiron të avancojë në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.
Lista e kërkesave, që Berlini do të ja paraqesë Beogradit:
-Heqja e të ashtuquajturit Park i Paqes mbi lumin Ibër në Mitrovicë
-Ndërtimi i objekteve të përhershme në vendkalimet administrative Kosovë-Serbi
-Pranimi i dokumenteve të Kosovës në pikat kufitare
-Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë
-Asociacioni të ketë rol mbi politikat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe urbanizmit
-Asociacioni të jetë i përfaqësuar në qeverinë qendrore të Kosovës
-Integrimi i policisë në veri në Policinë e Kosovës
-Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të mos bllokojnë njëra – tjetrën në rrugën e integrimit evropian, dhe
-Përpilimi i një plani për zbatimin e këtyre pikave
Ndërsa, pas qëndrimit në Beograd, lajmi.net, nga burime qeveritare ka mësuar se ministri i Jashtëm Steinmeier do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi.