Ekonomia
Ja kush nuk do të paguajë më taksa në bashkinë e Tiranës
Kategori si pensionistët, veteranët, invalidët e punës, të sëmurët paraplegjikë tetraplegjikë, të verbërit, përfituesit e ndihmës ekonomike do të përjashtohen nga tarifat e pastrimit dhe nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore.
Për të përfituar nga ky përjashtim i taksava, këto kategori duhet të paraqesin cerfikatën familjare së bashku me dokumentin që verteton që janë pjesë e njërës prej kategorive të mësipërme, për t’i dorëzuar më pas njësive administrative.
Më herët, vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se nga taksat do të përjashtohen edhe bizneset e reja, në fazat e para të tyre.