Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në Prishtinë dhe niset për në Hagë
Pas qëndrimit pranë familjes në Prishtinë, Jakup Krasniqi u përcoll me flamurin e UÇK-së dhe u nis nën përcjelljen e Policisë së Kosovës për t'u kthyer në Hagë.
Jakup Krasniqi është larguar nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas qëndrimit pranë familjes, për t’u kthyer në Hagë, siç njofton KosovaPress.
Pak para raportimit, ai u përcoll nga familjarët me flamurin e UÇK-së; pasi doli nga shtëpia, përqafoi familjarët e tij dhe iu bashkua eskortës së Policisë së Kosovës, ndërsa pritet të udhëtojë me aeroplan drejt Hagës.
Krasniqi kishte mbërritur të enjten në Kosovë, në vizitën e tij të dytë pas gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë.
Ai u dënua në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 25 vjet burg për krime lufte dhe mbahet në paraburgim në Hagë, në kuadër të procedurave para Dhomave të Specializuara të Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.