Jakup Krasniqi nis ditën e fundit të vizitës në Kosovë, pritet të kthehet sot në Hagë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit në Kosovë, ku erdhi për një vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi, i cili po qëndron në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pritet të kthehet sot në Hagë, pas katër ditësh të kaluara pranë familjes.
Krasniqi është përcjellë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së tij janë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Vizita e tij ka nxitur reagime emocionale te qytetarët, të cilët kanë shprehur ndjeshmëri dhe solidaritet me familjen Krasniqi.
Qëndrimi katërditor në Kosovë është mundësuar për arsye humanitare, ndërsa kjo e shtunë shënon përfundimin e vizitës.
Pas përfundimit të vizitës humanitare, ai pritet të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte. Jakup Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.