Raportohet e zhdukur një vajzë në Prizren, policia nis hetimet
Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është raportuar më 20 nëntor 2026 nga nëna e saj, në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 19 nëntor, rreth orës 13:30.
“Ankuesja më 20.11.2026 ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.