☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,244 ▲ +1.18% ETH $1,737 ▲ +1.73% XRP $1.1500 ▲ +0.82% SOL $73.1400 ▲ +4.92%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Jam i pari që marr kallashin”/ E shkuara kriminale e të dënuarit me “arrest shtëpie” që ishte në takimin e Berishës

“Jam i pari që marr kallashin”, ishte komenti i një prej mbështetësve demokratë në takimin e Sali Berishës ne Durrës. Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbuloi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit Berisha. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 7 muaj e 10 ditë burg më 30.06.2011 për veprën penale të vjedhjes. Ndërsa më 19.02.2019 u dha vendimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Ndërsa më 21.06.2019, Gjykata e Apelit Tiranë ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Që prej asaj dite rezulton ende në “arrest shtëpie”, masë që e theu për të marrë pjesë në takimin e Berishës. Në sistemin TIMS, në rubrikën “fletë arresti” shpallet me kartelë blu pasi Prokuroria Durrës me shkrese nr.prot.2241 dt.09.02.11 ka lëshuar udhrin e ndalimit të dt.08.02.2011, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së dyqanit të Agron Dajkos në Durrës.

Ditën e djeshme, në takimin me Berishën, e mbështeti ish kryeministrin duke i thënë “jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin.”

Vetë qytetari në fjalë deklaroi faktin që është me masë sigurie, por kishte shkuar për të marrë pjesë në takimin e Sali Berishës, i cili e duartrokiti fjalën e tij.

“Kemi arrit në atë pikë ku nuk mban më. Me bindjen më të plotë 90% përvec disa këllirave, ke bërthamën dhe zemrën e demokratëve durrsakë. Jam Ilir Amedani që në ’91 për demokraci kam bërë 6 muaj burg në Skrapar në rrethimin e Kavajës. Jam Ilir Amedani që në ’98 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit dhe ironia e fatit më ka nxjerrë nga burgu pas 2 javësh çuni i Prokop Murrës, Arben Murra. 

Jam Ilir Amedani i 16 Shkurtit dhe kam ardhur këtu vetëm për Sali Berishën se rezultoj akoma në arrest shtëpie, rast unik në Shqipëri dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet.

 Prandaj me dy fjalë, Sali Berisha jepi gaz se të parin që merr kallashin ke Ilir Amedanin”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.