Kronika

“Jam në gjirin e Sarandës”, biseda e Klement Balilit me skafistin

Rikthehet sërish në skenë ish-drejtuesi i autoritetit rrugor në Sarandë, i akuzuari për trafik droge Klemend Balili.

Gazeta greke “Kathimerini” i është rikthyer edhe njëherë çështjes së Klement Balilit, i ashtuquajtur “Eskobar i Ballkanit”.

Gazeta ka publikuar një përgjim, për të cilin shkruan se është zëri i Klemend Balilit dhe një skafisti, që ndodhej në Gjirin e Sarandës për të marrë drogën.

“Balili është një drejtues i organizatës, që ka për detyrë furnizimin me lëndë narkotike, në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Europë”, thotë për gazetën një oficer 34 vjeç, që mori pjesë në hetim.

Në një tjetër pikë të dëshmisë së tij, i njëjti oficer, zbulon se Balili siguronte kalimin e kamionëve, pa u kontrolluar në pikat doganore kur kalonin në Greqi dhe u dërgonte para anëtarëve të organizatës përmes kompanive të transfertave të parave. Konkretisht sipas gazetës, më 5 maj të 2016, Balili dëgjohet t’i japë urdhra drejtuesit të skafit që ndodhet në Gjirin e Sarandës, për të marrë drogën.

Skafisti: “Tani jam në mes të gjirit”.

Βalili: “Në mes të gjirit tim”

Skafisti: “Në Gjirin e Sarandës”.

Βalili: “Ec avash avash”.

Klement Balili, ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, që prej muajit maj të këtij është shpallur në kërkim pas një hetimi nga DEA amerikane, policia greke e disa polici të vendeve evropiane si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare që trafikonte sasi të mëdha të hashashit dhe kokainës në Evropën Qendrore dhe Evropën Perëndimore shkruan “BW”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button