☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.20 ▼0.83%
ARI 4,201 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,776 ▲ +0.52% ETH $2,392 ▼ -0.15% XRP $1.2981 ▲ +0.45% SOL $103.8400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.20 ▼0.83 % ARI 4,201 ▲0.46 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.20 ▼0.83 % ARI 4,201 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Jam sëmurë, po marr serum në QSUT”, dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

Gazetari Ervin Leka tregoi për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN të tjera detaje nga ngjarja misterioze e zhdukjes së Eglant Koçit, ku i dyshuar është miku i tij Armand Shakaj.

Sipas gazetarit ajo që ka ngritur dyshimet e policisë ishte deklarata e parë e Shakajt se Koçi ishte kthyer në kushte të rënduara psiqike nga Dubai, por nga kontakti me familjarët e tij, rezultoi se ai nuk ishte udhëtuar drejt këtij vendi.

Po ashtu gjatë një kontakti të policisë, Koçi pretendoi se s’mund të paraqitej në komisariat, pasi po merrte serum në QSUT, por edhe ky pretendim rezultoi i rremë.

“Policia është e bindur nga provat, se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale dhe me eliminin e tij fizik. Kohët e fundit marrëdhëniet mes Eglant Koçit dhe Armand Shakajt ishin krisur dhe ka qenë mbrëmja e 4 qershorit, ku Armand Shakaj e ka thirrur mikun e tij për një sqarim. Eglant Koçi është parë të hyjë te biznesi i tij, por nuk është parë të dalë më. Kanë qenë disa alibi të ngritura nga Shakajt që s’e kanë bindur grupin hetimor, pas marrjes në pyetje”, tha gazetari.

“Ka qenë një moment që është marrë në pyetje. Ndërsa kur policia është bindur, pasi Shakaj ka krijuar një alibi duke thënë se me Koçin s’ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe pas një udhëtimi në Dubai, ishte kthyer në kushte të rënduara psiqike. Por kur janë pyetur familjarët, është bërë me dije se Eglant Koçi nuk ka udhëtuar në Dubai dhe këtu ka lindur pika e dyshimit te policia. Kanë kontaktuar me Armand Shakajn dhe ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe s’mund të paraqitet te policia, pasi po merr një serum në QSUT. Por në momentin që policia ka shkuar aty, ai nuk është gjetur, dhe që nga ai moment ka humbur gjurmët”, shton ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.