☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 96.28 ▲4.19%
ARI 4,182 ▼3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,004 ▼ -2.28% ETH $2,664 ▼ -1.75% XRP $1.4894 ▼ -3.17% SOL $118.6300 ▼ -4.45%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.28 ▲4.19 % ARI 4,182 ▼3.23 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.28 ▲4.19 % ARI 4,182 ▼3.23 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit n�

Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se tentuan të mashtronin presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për t’i marrë 100 mijë euro.

Sipas të dhënave të bëra publike, të rinjtë kanë kontaktuar Dukën duke u prezantuar me emrin e Taulant Ballës dhe i kanë kërkuar shumën në kriptomonedha. Duka dyshoi për skemën e mashtrimit dhe njoftoi policinë, e cila ndërhyri më pas për të dokumentuar rastin.

Burime nga grupi hetimor për gazetaren Xhensila Kodra, bëjnë me dije se personi që u është kërkuar shuma prej 100 mijë eurosh është kreu i FSHF Armand Duka. Ndërsa dy të arrestuarit janë prezantuar në aplikacionin Sinjal si Taulant Balla. Fillimisht shuma është kërkuar në kriptomonedha, por më pas është dakortësuar që të dorëzohej në euro.

Të njëjtat burime sqarojnë se dorëzimi i pararave është bërë nga agjentë të infiltruar dhe arrestimi ka qenë në flagrancë. Ndërsa dorëzimi është bërë në Elbasan ku jetonin dy të arrestuarit.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë Duka, i cili ka dyshuar se kishte rënë pre e mashtrimit. Mesazhi i mbërritur në celularin e tij nga dy të arrestuarit thuhej se duke u prezantuar si Taulant Balla, Duka duhet të dërgonte shumën e parave tek adresa që u kishte dhënë dy të rinjë, duke u hequr si të njohur të Ballës.

Pas arrestimit, ata nuk kanë pranuar të japin deklarime të hollësishme për policinë se kush fshihet pas tyre, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Florian Gjergjin.

Ndërkohë, gjatë komunikimit Duka i ka thënë që lidhuni me djalin tim sepse nuk marr vesh nga këto gjëra për kriptomonedha. Në telefon dy të arrestuarve i ka dalë një nga agjentët e policisë duke u prezantuar si djali i Dukës. Agjenti i infiltruar u ka thënë dy autorëve se nuk i ka paratë në kriptovalutë, por do ia sjellë cash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.