☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,581 ▲ +0.39% ETH $2,333 ▲ +0.11% XRP $1.3119 ▼ -0.42% SOL $100.9200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin Rilindja 2.0, theksoi se Shqipëria ka hyrë sot në një fazë të re, ku janë rritur pritshmëritë e njerëzve pasi nuk jemi më një shoqëri e varfër.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura të vendit, por tanimë sipas tij nuk është mungesa problemi kryesor, por cilësia dhe sasia e investimeve.

“Nuk jemi shoqëri e varfër, nuk them se nuk kemi varfëri, por s’jemi shoqëri e varfër. Nëse shoqëritë e varfra mendojnë që ka edhe më keq, në shoqëritë e zhvilluara, apo aty ku zhvillimi hyn në fazën e pakthyeshmërisë, siç është rasti ynë, ka edhe më mirë. Kjo është shenja e sigurt, që ne sot jemi zyrtarisht në një fazë të re. Më kujtohet kur pas zgjedhjeve të fundit, unë në një mbledhje të mbyllur këmbëngula që 83 mandatet janë një bekim, po aq sa janë një mallkim, na thoshin çfarë është ky mallkimi, ne në rregull jemi. Jo sepse jemi në një fazë të re të marrëdhënies me veten, vendin, shtetin. Programi është një nga instrumentet që adreson fazën e re, duke u nisur nga prezumimi që Rilindja Urbane që njohim e ka kryer funksionin e saj, tani duhet kaluar përtej”, tha Rama.

“Po i kthehem asaj që tha ministrja lidhur me papunësinë. Të gjitha ato janë shifra reale, por prapë do ishte gabim i madh të mendohej se ata që i refuzojnë ato shifra, i marrin edhe thonë ‘çfarë punësimi, këtu kush punon është skllav’, ‘këtu të japin 200 euro’, këtu është mbase gabim në mënyrën si formulon gjërat, por është në pritshmëri shumë më të lartë. Rilindja Urbane ishte dalja nga një fazë e gjatë rrënimi dhe degradimi që ishte kudo. E mbaj mend që kur mbillnim pemë në Tiranë ishte si të jepnim shfaqje. Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Sot nuk është mungesa problem kryesor, por sasia dhe cilësia e gjësë që ke dhe do. Do më shumë dhe me një cilësi më të mirë”, shtoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.