☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.77 ▼0.98%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,917 ▼ -1.51% ETH $2,312 ▼ -2.18% XRP $1.2905 ▼ -2.99% SOL $99.8500 ▼ -2.55%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.77 ▼0.98 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.77 ▼0.98 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Jashtë Champions-i dhe i anashkaluar nga Liverpool, Chiesa rrezikon të humbë një tjetër vit

Italiani zgjodhi “The Reds” për të rilindur dhe për të provuar veten në Premier League, por bilanci pas dy vitesh mbetet negativ.

Ndryshojnë trajnerët, kalojnë sezonet, kurse rezultati nuk ndryshon kurrë: Federico Chiesa edhe këtë vit është lënë mënjanë nga Liverpool. Sinjali i qartë dhe i fortë është lista e Champions-it nga trajneri Andoni Iraola, ku Chiesa mungon, bashkë me japonezin Endo.

Një situatë deja-vù me lojtarin italian në Angli. Edhe një vit më parë, kur në stolin e “The Reds” ishte Arne Slot, Chiesa u la jashtë listës europiane, por u riintegrua pas dëmtimit të Giovanni Leoni. Një dush i ftohtë për sulmuesin, që luajti vetëm 726 minuta në të gjitha kompeticionet. Shumë pak.

Chiesa sot është jashtë për një problem muskulor, por edhe kur të kthehet nga dëmtimi, me siguri do të ketë pak hapësirë. Liverpool është përforcuar nga krahët me Bradley Barcola dhe Victor Munoz, ndërkohë që qëndroi Cody Gakpo dhe po promovohet i riu Rio Ngumoah. Chiesa është kështu sulmuesi i 5-të anësor për momentin, në fund të hierarkisë.

Pse italiani nuk ndryshon ambient? Shpesh emri i tij lakohet te skuadra të ndryshme në Serie A, por ai ka qëndruar te Liverpool për të luajtur “kartat” e tij. Ai rrezikon të humbë një tjetër vit dhe kjo situatë është edhe në dëm të Italisë, pasi Chiesa ka qenë një nga kolonat e skuadrës së Mancini-t, që u shpall kampione Europe në “Wembley”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.