Maqedonia

Javën e ardhshme nis procesi gjyqësor ndaj ‘grupit të Kumanovës’

Seanca e parë gjyqësore për grupin e Kumanovës të cilët akuzohen për terrorizëm, do të nisë javën e ardhshmë, saktësisht 9 muaj pas ndodhive në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njofton Telegrafi.

Të akuzuar janë gjithsej 30 pjesëtarë të grupit të Kumanovës, kurse numri më i madh i tyre janë nga Kosova, pastaj nga Maqedonia, një nga Shqipëria dhe një shtetas i Gjermanisë. Ndaj tyre rëndon akuza e përgatitjes së sulmeve terroriste në Maqedoni.

Pëveç dëshmitarëve dhe banorëve të lagjes, si dëshmitarë të mbrojtur do të jenë edhe 48 policë të cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Lagjen e Trimave, ku edhe janë lënduar.

Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do të kërkojnë dëshminë e anëtarëve të shërbimeve të intelegjencës së Maqedonisë, për të cilët dolën informacione se kanë mbajtur kontakte me grupin e Kumanovës përa ngjarjeve të Goshincës dhe Kumanovës.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ndodhi një përleshje e ashpër ndërmjet këtij grupi dhe forcave policore të Maqedonisë, me ç’rast u vranë 8 policë, u lënduan 42 dhe u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button