Jensen Huang pranon të dëshmojë para Komisionit Bankar të Senatit
Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ka pranuar të dëshmojë para Komisionit Bankar të Senatit, siç njofton The Hill. Konfirmimi u bë të martën nga një zëdhënës i kryetarit të komisionit, senatorit Tim Scott.
Scott i kishte kërkuar zyrtarisht Huang-ut dhe sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, të paraqiteshin në seanca të veçanta. Ai paralajmëroi se Huang mund të thirrej me fletëthirrje nëse refuzonte të paraqitej vullnetarisht.
Në letrën e javës së kaluar, Scott kërkoi një seancë më 3 dhjetor. Kërkesa erdhi pas skandalit të lidhjes së dyshuar jashtëmartesore me Alice Huang, ekzekutive në kompaninë Megaspeed, që ngriti shqetësime për sigurinë kombëtare se Kina mund të ketë pasur qasje në çipa të avancuar të inteligjencës artificiale.
Dëshmia para Komisionit Bankar do të jetë dëshmia e tij e parë publike para Kongresit.
Huang dha dorëheqje javën e kaluar nga Nvidia pas raportimeve për lidhjet, ndërsa bordi i kompanisë ka nisur një hetim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.