🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,335 ▼0.07%
DOW 50,331 ▼0.84%
NASDAQ 24,443 ▲0.47%
NAFTA 81.69 ▼3.5%
ARI 3,746 ▼3.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,176 ▼ -1.02% ETH $1,772 ▼ -0.88% XRP $0.9798 ▲ +2.06% SOL $73.6100 ▲ +1.66%
S&P 500 7,335 ▼0.07 % DOW 50,331 ▼0.84 % NASDAQ 24,443 ▲0.47 % NAFTA 81.69 ▼3.5 % ARI 3,746 ▼3.07 % S&P 500 7,335 ▼0.07 % DOW 50,331 ▼0.84 % NASDAQ 24,443 ▲0.47 % NAFTA 81.69 ▼3.5 % ARI 3,746 ▼3.07 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
roze

“Ndihesha e humbur dhe e vetmuar”, Jennifer Lopez flet për arsyet që e çuan drejt katër martesave

“Ndihesha e humbur dhe e vetmuar”, Jennifer Lopez flet për

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka folur hapur për jetën e saj sentimentale, katër martesat dhe arsyet që e shtynë të kërkonte vazhdimisht dashurinë.

Në një intervistë në podcastin “Friends Keep Secrets”, 57-vjeçarja pranoi se tashmë e kupton më mirë se çfarë kërkonte në marrëdhëniet e saj të mëparshme: stabilitet emocional dhe dikë me të cilin të ndante jetën.

“Duke e parë tani, kuptoj se po kërkoja një ndjenjë stabiliteti. Kisha qenë e famshme për një kohë të gjatë, por ndihesha disi e humbur në këtë botë”, u shpreh ajo.

Lopez shpjegoi se fama nuk e kishte mbrojtur nga vetmia, pavarësisht se ishte vazhdimisht e rrethuar nga njerëz.

“Është një jetë e vetmuar. Njerëzit mendojnë se je gjithmonë e rrethuar nga të tjerët, por në njëfarë mënyre ndihesh vetëm”, tregoi këngëtarja.

Ajo shtoi se dëshironte dikë që të donte vërtet të kalonte kohë me të dhe të krijonte një lidhje të sinqertë, jo dikë që të ishte pranë saj për shkak të famës apo përfitimeve që mund të merrte.

Lopez, e cila ka qenë e martuar me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony dhe Ben Affleck, pranoi se për shumë vite kalonte nga një marrëdhënie në tjetrën, duke shpresuar se më në fund kishte gjetur dashurinë e qëndrueshme.

“Kam qenë një person që kërkonte vazhdimisht monogaminë, duke kaluar nga një marrëdhënie në tjetrën dhe duke shpresuar se kjo do të ishte ajo e duhura”, rrëfeu ajo.

Duke folur për ndarjen nga Ben Affleck, këngëtarja e përshkroi atë si një përvojë veçanërisht të vështirë dhe zhgënjyese, duke theksuar se nuk dëshiron të rikthehet më te ajo periudhë e jetës së saj.

Megjithatë, Lopez tha se nuk është penduar për mënyrën se si ka dashuruar dhe se mund të shohë pas me krenari, pavarësisht dhimbjeve që ka përjetuar.

Ajo ndau edhe një këshillë për njerëzit që kalojnë një divorc: të sillen gjithmonë në një mënyrë për të cilën do të ndihen krenarë kur të shohin pas në kohë.

“Unë mund të shoh pas dhe të them se kam dashuruar plotësisht. Jam sjellë në një mënyrë për të cilën ndihem krenare si njeri. Gjithmonë jam përpjekur të bëj më të mirën me atë që dija në atë moment”, u shpreh ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.