“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, t�
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se shteti ka rënë në duart e mafias dhe se opozita nuk do e bojkotojë Parlamentin, duke akuzuar qeverinë për skandalet e AKSHI-t dhe sigurisë, përfshi arrestin ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se regjimi i kryeministrit Edi Rama ka marrë goditje shumë të rënda, duke shtuar se ka humbur çdo legjitimitet.
“Ne mblidhemi në një kohë kur regjimi i narkoshtetit, regjimi i Edi Ramës, ka marrë goditjet më të rënda në tërës ekzistencën e tij. Diskreditimin më të madh. Ka humbur çdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend. Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë. Çdo ditë e më shumë ky regjim u provua ashtu siç e kemi paraqitur, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Është faktuar si vendi në të cilin shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafies dhe të drogës. Është faktuar si regjimi, në të cilin kartelet e drogës, që përbëjnë një rrezik të madh jo vetëm për shqiptarët, por për rajonin, Evropën dhe hemisferën perëndimore, ka humbur prapë çdo të drejtë të qeverisë këtë vend. PD është përpjekur të paraqesë të vërtetën e Shqipërisë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha Berisha.
Berisha foli edhe për urdhër-arrestin ndaj Vlora Hysenit, ku u shpreh se ajo ka vjedhur gjën më të çmuarën të një shteti, atë që quhet siguri kombëtare.
Kreu i PD-së shtoi se AKSHI është grupi mafioz më i rrezikshëm në Evropë sepse sipas tij, ai vendosi me urdhër të Edi Ramës.
“Zinxhiri i skandaleve, libri i zi i këtij regjimi shpalos çdo javë një kapitull të ri gjithnjë e më të shëmtuar. Në qoftë se Lubia ka vjedhur qindra e qindra milionë euro, Lubia tjetër e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën e një shteti, më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare. Me Kushtetutë, me ligje, personi më përgjegjës direkt i sigurisë kombëtare dhe sekretit shtetëror rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal që e kemi quajtur me të drejtë grupi mafioz më i rrezikshëm i Evropës. Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi mafioz më i rrezikshëm në Evropë sepse ai vendosi me urdhër të Edi Ramës, në kontroll të plotë dhe total, internetin dhe komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në territorin e Republikës së Shqipërisë. Një akt i pashembullt”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë Berisha ka folur edhe për protestën, për të cilën u shpreh se mbështetja e këtij tubimi në bulevard nga demokratët është detyrë madhore.
“Të përballemi me këtë regjim me eficiencën më të madhe, të bëjmë përpjekje për të mbështetur protestën tipike në karakterin e saj, që po zvarrit Edi Ramën çdo natë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Në kuptimin moral, se fizikisht ajo është kufomë e pakallur, që qëndron në pushtet me forcën e bandave. Mbështetja e protestës së bulevardit është detyrë madhore. Dhe unë, dhe gjithë së bashku, i njohim meritë të madhe”, shtoi Berisha.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Sali Berisha përjashtoi opsionin e bojkotit të Parlamentit.
Ai u shpreh se kjo gjë do i jepte avantazh Edi Ramës, duke shtuar se grupi parlamentar i PD-së do i japë ‘përgjigjen e merituar’.
“Sot lipset që PD të ndërmarrë gjithë përpjekjet e saj për largimin e Ramës dhe regjimit të tij. Për përmbysjen e këtij regjimi. Koha fton sot çdo demokrat dhe demokrate, të gjithë mbështetësit tanë, të ngrihen në këmbë dhe me të gjitha mjetet demokratike të përballen me këtë regjim. Vendimi më i lehtë do të ishte bojkoti i parlamentit, por unë kam qenë dhe mbetem i bindur se ky do të ishte avantazh për Edi Ramën, do të përbënte avantazh për Ramën. Çdo njeri nga ne ta ketë të qartë se ai lufton për ekzistencën e tij, pasi e di që s’ka vend tjetër veçse në qeli me dhjetëra vite burg për krimet që ka kryer. Ai është i aftë për gjithçka për të ruajtur pushtetin dhe karrierën e tij. Grupi parlamentar do të përshtatet për t’i dhënë përgjigjen e merituar. Ne në parlament jemi në kushte të vështira, por ne duhet t’i japim përgjigjet më të forta në parlament”, u shpreh Berisha.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.