☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.16 ▼0.97%
ARI 4,052 ▲2.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,576 ▲ +2% ETH $2,328 ▲ +2.53% XRP $1.2922 ▲ +2.9% SOL $93.5400 ▲ +1.2%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.83 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.83 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Jo vetëm Ethet e Nilit por edhe Malaria ka arritur në RMV

Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit Perëndimorë, katër raste me malarie, tre me virusin e dengës, një me virusin Zika, tashmë janë prezente në vendin tonë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas një periudhe dyvjeçare pa asnjë rast të raportuar, malaria u shfaq sërish me katër të prekur. Ndërsa ministri tregoi për rrezikshmërinë e këtyre infeksioneve.

“Zika ka një ndikim negativ tek gratë shtatzëna, dengu është një ethe hemorragjike, nevojitet kujdes, ka informacione për malarien se në format e rënda mund të jetë vdekjeprurëse. Apel për njerëzit që udhëtojnë në Afrikë dhe Oqeanin Indian, veçanërisht në Zanzibar dhe Maldive, që të ndjekin rekomandimet e OBSH-së mbi nevojën për vaksinim. Edhe pse përqindjet janë shumë të vogla, është e nevojshme që njerëzit të marrin masa paraprake dhe përveç kësaj t’i paralajmërojnë mjekët e tyre familjarë dhe specialistët e sëmundjeve infektive që domosdoshmërisht të marrin parasysh historinë e udhëtimit në Afrikë dhe rajonin e Oqeanit Indian”, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Kurse sa i përket Nilit Perëndimorë, dy raste janë nga qershori ndërsa të tjerat janë tani aktuale. Njëri prej infektimeve siç njoftoi lidhet me një udhëtim në Greqi, ndërkohë që për të tjerët dyshohet se janë transmetuar brenda territorit të vendit. Personi që dyshohet se e “importoi” është rreth 40-tave, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve i përkasin grupmoshës 60 deri në 70 vjeç. Rastet i përkasin rajonit të Shkupit dhe Velesit.

Tek të 7 rastet, ministri tha se është reaguar sipas procedurave epidemiologjike, gjegjësisht është bërë dezinfektim i një distance prej 200 metra nga vendi i tyre i banimit, që është një procedurë e rregulltë epidemiologjike, ndërsa një person ka refuzuar këtë procedurë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.