Bota

Johnson: BM e gatshme të intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se Britania e Madhe është e gatshme të rrisë sanksionet kundër Kremlinit dhe të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, shkruan independent.co.uk.

Ndërsa pushtimi rus hyri në ditën e tij të gjashtë, kryeministri Johnson akuzoi Vladimir Putinin për përdorimin e “taktikave barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm me sulme me raketa dhe mbi ndërtesa banimi’’.

Ai e përshkroi situatën si një “katastrofë të vazhdueshme” në Evropë, pas pamjeve të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës të bombarduar nga sulmet me raketa ndaj civilëve.

Johnson tha se Putin kishte nënvlerësuar si vendosmërinë e ukrainasve ashtu edhe unitetin e Perëndimit.

“Unë mendoj se Zelensky ka frymëzuar dhe mobilizuar jo vetëm njerëzit e tij, por po frymëzon dhe mobilizon botën e indinjuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë’’, theksoi ai.

Gjatë fundjavës, BM, SHBA dhe BE ranë dakord gjithashtu për të izoluar Rusinë nga sistemi bankar global SWIFT.

Duke qëndruar përkrah homologut të tij polak, Mateusz Morawiecki, kryeministri vlerësoi vendin për “punën frymëzuese” në adresimin e krizës humanitare ndërsa dhjetëra mijëra largohen nga Ukraina përtej kufirit polak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button