Johnson: Britania e vendosur për të mbështetur popullin e Palestinës
Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme, Boris Johnson, është shprehur se, “Unë kam përsëritur edhe një herë vendosmërinë e angazhimit të Britanisë për të mbështetur popullin palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete, nevojën urgjente për ripërtëritjen e bisedimeve të paqes dhe qëndrimin e qartë dhe të vazhdueshëm për një periudhë të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me statusin e Kudsit”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Britanisë ka lëshuar një deklaratë në lidhje me takimin që Johnson ka zhvilluar në Londër me homologun e tij palestinez, Rijad el-Maliki, ku dhe ka vënë në dukje vlerësimet që Johnson ka kryer pas takimit.
“(Çështja e Kudsit) duhet të zgjidhet nëpërmjet një zgjidhjeje të negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe gjithashtu Kudsi përfundimisht duhet të jetë kryeqyteti i përbashkët i shteteve të Izraelit dhe Palestinës”, është shprehur Johnson, duke theksuar se takimi me homologun e tij ka kaluar konstruktiv.