☁️
Tiranë 17°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,400 ▼ -0.3% ETH $2,331 ▼ -1.54% XRP $1.2952 ▲ +1.31% SOL $100.8500 ▼ -0.71%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Johnson: Nuk do të hezitojmë të anashkalojmë marrëveshjen e Brexit për Irlandën e Veriut

Qeveria britanike nuk do të hezitojë të reagojë kundër marrëveshjes së Brexit përsa i përket Irlandës së Veriut nëse europianët refuzojnë të japin prova të fleksibilitetit, theksoi sot kryeministri Boris Johnson.

“Nëse protokolli vazhdon të aplikohet në këtë mënyrë, ne nuk do të hezitojmë të përdorim nenin 16 të marrëveshjes së Irlandës së Veriut që lejon anashkalimin e disa dispozitave”, deklaroi Johnson për stacionin televiziv Sky News.

Më herët krerët e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel i bënë të ditur Londrës se dy krahët duhet të aplikojnë marrëveshjen e Brexit, gjatë një takimi me kryeministrin Boris Johnson në sfondin e tensioneve rreth Irlandës së Veriut.

“Dy krahët duhet të aplikojnë atë për të cilën kanë rënë dakord. Uniteti i Bashkimit Europian për këtë çështje është i plotë”, theksuan në një mesazh në Twitter drejtuesit e Komisionit dhe Këshillit Europian duke shtuar se masat e miratuara për Irlandën e Veriut do të mundësonin ruajtjen e paqes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.