Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.97 ▼1.69%
ARI 4,727 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,878 ▲ +0.17% ETH $2,454 ▼ -0.88% XRP $1.4480 ▼ -2% SOL $97.2800 ▼ -0.22%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.97 ▼1.69 % ARI 4,727 ▲0.7 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.97 ▼1.69 % ARI 4,727 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
26 Aug 2026
Breaking
Bota

JORDANI – Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzojnë tetë raketa iraniane

AMAN, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Mbrojtja ajrore e Jordanisë rrëzoi tetë raketa të lëshuara nga Irani, në sulmin e parë të forcave iraniane pas disa javësh, njoftuan sot forcat e armatosura jordaneze.

Sipas autoriteteve ushtarake, mbetjet e raketave ranë në territorin e Jordanisë, por nuk u raportuan të lënduar apo dëme materiale.

Një zëdhënës i qeverisë jordaneze bëri të ditur se sirenat e alarmit u aktivizuan në të gjithë vendin pasi raketat hynë në hapësirën ajrore të Jordanisë.

Ndërkohë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Aman u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të strehohen, të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin paralajmërimet e autoriteteve lokale në të gjithë territorin e Jordanisë.

Më herët, përdorues të rrjeteve sociale raportuan për lëshimin e raketave nga disa provinca iraniane. Sipas këtyre raportimeve, raketa balistike u nisën nga zona pranë Urmias, në veriperëndim të Iranit, si dhe nga rajonet qendrore të vendit.

Incidenti vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku Jordania është përballur disa herë me rrezikun e raketave dhe dronëve që kalojnë mbi territorin e saj për shkak të përshkallëzimit të konfliktit rajonal.

Autoritetet jordaneze theksuan se forcat e mbrojtjes ajrore mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa vijojnë monitorimin e situatës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.