🌦️
Tiranë 34°C · Rrebesh i lehtë 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 92.97 ▲2.15%
ARI 4,485 ▲1.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,934 ▲ +1.5% ETH $2,407 ▲ +1.15% XRP $1.3741 ▲ +3.75% SOL $100.8200 ▲ +2.83%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.97 ▲2.15 % ARI 4,485 ▲1.58 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 92.97 ▲2.15 % ARI 4,485 ▲1.58 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Arte

Jorgji: Festivali Kombëtar nuk do të jetë vetëm shfaqje filmash, por edhe pikë takimi për artistët

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i cili rikthehet pas 14 vitesh synon të krijojë ura komunikimi mes kinematografisë shqiptare dhe publikut.

Rikthimi pas shumë vitesh i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar vjen falë mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), nën drejtimin artistik të Ilir Butkës dhe në bashkëprodhim me Iceberg Communication, duke e kthyer kryeqytetin, për dhjetë ditë me radhë, në epiqendrën kulturore të muajit shtator.

Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Jonid Jorgji tha se “ndjehem i lumtur që i rikthejmë këtë festival, një event i rëndësishëm për kinemanë, kineastëve dhe shoqërisë”.

“Janë bërë shumë filma, shumë prodhime, dokumentare ku pjesën më të madhe e ka financuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Pa dyshim që mundësia jonë ka qenë e vogël, por dëshira ka qenë e madhe për të mbështetur produkte të ndryshme filmike, ide të ndryshme, histori të ndryshme shqiptare dhe për t’i sjellë në jetë që sot të jenë afër publikut. Për mua personalisht, ky festival ka qenë një mision që në momentin që kam pasur dëshirë të drejtoj një institucion të tillë”, theksoi Jorgji.

Jorgji u shpreh se “ky festival i filmit kombëtar shqiptar nuk do ketë vetëm një projeksion ose disa projeksione filmash, por do jetë një arenë e madhe ku do të mblidhen shumë artistë, kineastë nga ata që i hasim shpesh, por dhe nga ata që kemi kohë pa i hasur në media, ambientet tona ku kalojmë pjesën më madhe të aktiviteteve”.

“Është bukur dhe është mirë për të gjithë publikun që t’i takoj dhe t’i kthejmë këto ditë shfaqjesh filmash edhe në një pikë takimi artistësh dhe një vend ku te diskutohet për filmin dhe kinemanë”, tha ai.

Më tej Jorgji theksoi se “kinemaja shqiptare ka nisur si një proces të ri qoftë të reformimit ligjor qoftë të investimeve në infrastrukturë, por njëkohësisht edhe programeve të ndryshme që lidhen me edukimin, me promovimin dhe në kuadër të këtyre është edhe projekti që lidhet me festivalin kombëtar”.

Festivali do të nisë sonte me një mbrëmje gala, në sheshin e Universitetit të Arteve, ku do të bëhen bashkë yjet e kinemasë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes do të ndahen Çmimet e Karrierës, për 16 kolosë që me punën e tyre kanë shkruar historinë e filmit shqiptar.

Në skenë do të nderohen Esat Musliu, Petrit Beci, Pëllumb Kulla, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Robert Radoja, Roza Anagnosti, Saimir Kumbaro dhe Tinka Kurti, ndërsa në kujtim do të nderohen emra të paharruar të kinemasë shqiptare: Birçe Hasko, Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro, Margarita Xhepa, Piro Milkani, Xhanfise Keko dhe Xhevdet Feri.

Festivali do të çelet me shfaqjen e filmit “Liqeni Im”, një homazh i ngrohtë për regjisorin Gjergj Xhuvani, një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë tonë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësinë e rrallë të ndjekë prodhimet artistike të kineastëve shqiptarë, realizuar gjatë 13 viteve të fundit.

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar nisi udhëtimin e tij në vitin 1976 dhe në 10 ditët e këtij edicioni, do të sjellë në kryeqytet një pasqyrë të mrekullueshme të prodhimeve kinematografike shqiptare nga 2013 e deri më sot, mbi 100 filma që tregojnë udhëtimin e gjatë e të bukur të filmit shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.