☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.83 ▼0.81%
ARI 3,944 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,927 ▼ -1.46% ETH $2,022 ▼ -1.64% XRP $1.0384 ▼ -1.79% SOL $82.2300 ▼ -1.99%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.83 ▼0.81 % ARI 3,944 ▼1.4 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.83 ▼0.81 % ARI 3,944 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama nga Dublini: Europa ka bërë gabim që ia ka lënë diplomacinë të tjerëve, duhet të mbajë hapur kanalin e dialogut me Rusinë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si Europa po e trajton çështjen e luftës në Ukrainë, duke deklaruar se mbështetja ushtarake për Kievin duhet të shoqërohet edhe me përpjekje diplomatike dhe një kanal të hapur komunikimi me Rusinë. Në një deklaratë për mediat nga Dublini, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian, Rama u shpreh se Europa duhet të mendojë për interesin e saj të përbashkët dhe të mos e kufizojë strategjinë vetëm te mbështetja ushtarake për Ukrainën.

Sipas kryeministrit, një gabim i madh ka qenë delegimi i diplomacisë te aktorë të tjerë, ndërsa theksoi se Rusia, pavarësisht zhvillimeve të luftës, do të mbetet pjesë e realitetit politik dhe gjeografik të kontinentit europian.

“Është një kënaqësi e madhe të jesh në këtë vend të mrekullueshëm, nga i cili gjithmonë kemi çfarë të mësojmë dhe, në të njëjtën kohë, të jesh në një vend që aktualisht është vendi që drejton shfaqjen në Bruksel me presidencën e vet, e cila ka qenë vërtet shumë e dobishme. Në të njëjtën kohë, më vjen mirë që jam në këtë komunitet të madh për të parë ku gjendemi dhe çfarë vjen më pas”, deklaroi Rama.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet Europa, kryeministri theksoi se çështja kryesore nuk është se kujt duhet t’i besohet, por se cili është interesi më i mirë i përbashkët i vendeve europiane. “Pyetja nuk është kujt mund t’i besojmë, por çfarë është në interesin tonë më të mirë si komunitet europian”, u shpreh ai.

Rama vijoi më tej me kritikat ndaj qasjes diplomatike të Europës për luftën në Ukrainë, duke argumentuar se përkrahja ushtarake për Kievin duhet të ecë paralelisht me përpjekjet për dialog.

“Unë besoj se është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia ju është lënë në dorë, ju është kontraktuar të tjerëve dhe ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimesh me Rusinë”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se, pavarësisht qëndrimeve politike ndaj Moskës, Rusia nuk mund të zhduket nga realiteti europian dhe se e ardhmja e kontinentit duhet të ndërtohet duke marrë parasysh edhe këtë fakt.

“Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë gjëkundi, do të jetë aty. Dhe e ardhmja e kontinentit është një e ardhme e përbashkët, për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe, ndërkohë që mbështesim gjithmonë Ukrainën, ne duhet të bisedojmë”, u shpreh Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.