☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,487 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 87.18 ▲0.75%
ARI 3,955 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,526 ▼ -0.31% ETH $2,049 ▼ -0.47% XRP $1.0439 ▼ -1.35% SOL $82.9200 ▼ -0.21%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.18 ▲0.75 % ARI 3,955 ▼1.13 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,487 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 87.18 ▲0.75 % ARI 3,955 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Arte

Gonxhja në dialog me të rinjtë, diskutime për protestat dhe meritokracinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me të rinjtë në kuadër të mbledhjes së zgjeruar të Këshillit Kombëtar të Rinisë, ku në fokus ishte dialogu mbi shqetësimet dhe problematikat që, sipas tyre, kanë ndikuar në krijimin e mosbesimit ndaj institucioneve.

Përmes një dialogu që zgjati dy orë e gjysmë, kreu i MTKS-së zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të rinjtë, të cilët ngritën pyetje, shprehën qëndrimet e tyre kritike dhe ndanë shqetësimet për çështje të ndryshme që lidhen me jetën sociale dhe profesionale.

Gjatë takimit u diskutua për protestat, meritokracinë, punësimin, mundësitë që ofrohen për të rinjtë, si dhe përgjegjësinë e institucioneve për t’iu përgjigjur pritshmërive dhe kërkesave të tyre.

“Të dëgjosh nuk do të thotë të heqësh dorë nga bindjet, ashtu si të kundërshtosh nuk do të thotë të jesh kundërshtar. Dialogu kërkon përulësi për të dëgjuar, dinjitet për t’u përgjigjur dhe pjekuri për të reflektuar”, u shpreh ministri Gonxhja, duke e cilësuar takimin si një nisje e vyer e një dialogu që duhet të vijojë.

Takimi u zhvillua në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.