Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.71 ▲0.44%
ARI 4,085 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,244 ▲ +1.65% ETH $1,918 ▲ +1.09% XRP $1.1388 ▲ +2.5% SOL $77.8600 ▲ +0.41%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.71 ▲0.44 % ARI 4,085 ▲0.21 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.71 ▲0.44 % ARI 4,085 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
22 Jul 2026
Breaking
Bota

Josep Borrell: BE duhet të veprojë dhe jo vetëm të bëjë komente të përditshme

BE-ja është blloku më i madh tregtar në botë, por shpesh nuk arrin të flasë me një zë lidhur me çështje të politikës së jashtme pasi kjo kërkon konsensus mes anëtarëve. Qeveritë e BE-së janë të ndara për çështje të ndryshme nga Libia tek Venezuela.

Evropa duhet të zhvillojë një “oreks për pushtet“, tha shefi i politikës së jashtme Josep Borrell në Mynih në konferencën e Sigurisë, duke theksuar se kjo nuk nënkupton vetëm fuqinë ushtarake.

Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë dhe jo vetëm të bëjmë komente të përditshme apo të shprehim shqetësim“, shtoi ai.

Ndikimi i Bashkimit Evropian në botë është zbehur, pjesërisht prej politikës “Amerika e Parë” të Presidentit Donald Trump e cila ka minuar përparësitë evropiane. Vendimi i zotit Trump për të hequr dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranit 2015 si dhe marrëveshja e Parisit për klimën, njohja nga ana e tij e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit përpara një zgjidhjeje përfundimtare për paqen në Lindjen e Mesme si dhe kritika e tij ndaj NATO-s bien në kundërshtim me qëndrimet evropiane.

Udhëheqësit e rinj në Bruksel prej muajit janar i kanë intensifikuar përpjekjet diplomatike veçanërisht në Lindjen e Mesme. Por blloku është ende i ndarë lidhur me reagimin e tij ndaj planit për paqe për palestinezët dhe Izraelin, të propozuar nga Presidenti amerikan Trump.

“Kur mungon unanimiteti në BE, shumica duhet të veprojë”, tha zoti Borrell.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.