Rajoni

Jovanovic: Nikolic të ketë kujdes në fjalët që thotë, po rrezikon gjithçka

Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi (LDP), Cedomir Jovanovic, ka thënë se presidenti Nikolic duhet të ketë kujdes në peshën e fjalëve që i thotë dhe të mos rrezikojë rezultatet e bisedimeve me Prishtinën.

Sipas fjalëve të Jovanovicit, në vend të vazhdimit të negociatave dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, Nikolic ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve, ka thënë ai për agjensinë Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Kërcënimet që sot adresoi nuk janë kërcënime ndaj shqiptarëve të Kosovës, por ato janë kërcënime për Serbinë dhe qytetarët e saj. Ne nuk mund të kërcënojmë më askënd, përveq vetes dhe të ardhmes sonë”, tha Jovanovic.

“Është e pakonceptueshme që e ashtuquajtura Kosovë të jetë në UNESCO, pa negociata në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, do të propozoj që t’i japim fund bisedimeve me Prishtinën, dhe popullit tonë do t’i ofrojmë ndihmë për të jetuar më mirë se më parë, si në Kosovë ashtu edhe në pjesë të tjera të Serbisë “, ka thënë Nikolic për “Politika”.

Deklarata LDP thotë se kjo parti i bën thirrje udhëheqjes së Serbisë që përfundimisht të vendosë nëse dialogu me Prishtinën e bën me kërkesën e burokratëve të Brukselit apo normalizimin e marrëdhënieve në mes të serbëve dhe shqiptarëve.

“Për shkak se në këtë situatë, ku çdo marrëveshje pozitive në Bruksel presidenti Nikolic e rrezikon me deklaratën e tij, Serbia ka mbetur e vetmuar, pa qëllim të qartë të asaj që ajo dëshiron dhe cilat janë qëllimet e saj përfundimtare”, tha Jovanovic.

Ai shtoi se nëse egziton një platformë e fshehtë e Presidentit Nikolic, dhe deri më tani disa herë të theksuar si “vija të kuqe”, atëherë publiku duhet të jetë i njohtuar për këtë.

“Përndryshe, askush nuk ka të drejtë, pra as Tomislav Nikolic, që me deklaratat e tij të ndalojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë që të marrë pjesë aktivisht në zbatimin e kornizës së dialogut të rënë dakord dhe se këtë gjithashtu ta kërkojë vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike nga ana e Kosovës”, tha udhëheqësi LDP.

Gjithashtu, është e nevojshme që në Kuvendin e Serbisë të mbahet një sesion i posaçëm, sa më shpejt që është mundur, i cili do të analizojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe përcaktojë strategjinë për vazhduar dialogut, për të cilën LDP këmbëngul me javë të tëra, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button