🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.09 ▼0.44%
ARI 4,165 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,852 ▼ -1.68% ETH $2,476 ▼ -3.74% XRP $1.3853 ▼ -2.4% SOL $110.3300 ▼ -5.12%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.09 ▼0.44 % ARI 4,165 ▲0.19 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.09 ▼0.44 % ARI 4,165 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
09 Tet 2026
Breaking
Sporti

Juventus pa Champions komplikon merkaton, çfarë ndodh me Bernardo Silvën, Alisson e Vlahoviç!

Bardhezinjtë rrezikojnë të mbeten jashtë kompeticionit të rëndësishëm europian dhe në këtë rast ndryshon edhe strategjia e blerjeve.

Disfata në shtëpi me Fiorentinën e zbriti Juventusin nga vendi i 3-të në 6-tin, duke e larguar ndjeshëm nga Champions League. Ky skenar do të sillte një humbje mes 70 dhe 80 milionë eurove, që do të kishte pasoja direkt në merkato, nga blerjet te shitjet

dhe rinovimet.

A do të rinovonte Vlahoviç pa Champions? Mundësitë e zgjatjes së kontratës me sulmuesin serb janë ulur. Juventusi propozon 6 milionë euro në sezon, gjysma e pagës aktuale. Lojtari vazhdon të ëndërrojë skena të nivelit të parë, si Barcelona dhe Bajerni, kështu që është e vështirë të qëndrojë në Torino.

Lamtumira nga Europa që vlen do të komplikonte po ashtu garën për afrime me peshë, si Bernardo Silva, që mund të merret nga Manchester City me parametro zero. Portugezi e ka shtyrë vendimin pas Botërorit, por vështirë se do të luante në Europa League, duke preferuar opsione të tjera, si Barcelona.

I njëjti fat edhe për Alisson. Portieri brazilian ka një akord dhe është gati për Juventusin ndoshta edhe pa Champions, por me kushtin që të ketë një ekip që të luftojë për titull.

Për shitjet, i pari është Gleison Bremer, i cili dëshiron të luajë në Premier League dhe klubi nuk do ta pengojë. Në radarët e klubeve angleze janë edhe Khephren Thuram e Francisco Conceicao. Dhe pozicioni i Andrea Cambiaso mbetet në dyshim. Drejtuesit e Juventusit kanë blinduar Kenan Yildiz sit ë vetmin element të pashitshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.