🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.28 ▲0.64%
ARI 4,449 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,281 ▲ +1.41% ETH $1,900 ▲ +0.28% XRP $0.9967 ▼ -0.14% SOL $76.1700 ▲ +1.24%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.28 ▲0.64 % ARI 4,449 ▼0.56 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.28 ▲0.64 % ARI 4,449 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Kalemaj: Për Malin e Zi ka një datë specifike 2028, për Shqipërinë asnjë datë

Analisti Ilir Kalemaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Shqipëria nuk ka asnjë datë të përcaktuar për hyrjen në Bashkimin Europian, ndryshe nga Mali i Zi, për të cilin raporti parashikon një datë konkrete: vitin 2028.

“E dyta, dje në raportin vjetor të Parlamentit Europian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për Malin e Zi është caktuar një datë specifike: hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2028. Nuk ka asnjë datë për Shqipërinë”, tha Kalemaj.

Ai shtoi se premtimi për anëtarësim në BE gjatë mandatit të pestë (2030), i bërë gjatë fushatës për mandatin e katërt, nuk gjen mbështetje në raportin e fundit të Parlamentit Europian.

Analisti theksoi se pengesa kryesore për Shqipërinë mbetet polarizimi politik, ndërsa vuri në dukje problematikat serioze në kapitujt negociues, veçanërisht në kapitullin 27 mbi mjedisin.

“87% e ujërave në Shqipëri janë të ndotura – përqindja më e lartë në kontinentin europian. Është skandaloze, megjithëse është premtuar në shtatë fushata elektorale për ujë të pijshëm 24 orë, fatkeqësisht nuk kemi ujë të pijshëm dhe nuk kemi ujë 24 orë”, nënvizoi Kalemaj.

Kalemaj u ndal edhe te zhvillimet e brendshme politike, duke kritikuar qëndrimin e Kryeministrit lidhur me amendamentin e fundit për ligjin e zonave të mbrojtura.

“Tani, për të shkuar te Parlamenti Europian, te Komisioni Europian e të gjitha këto… Përveç amendamentit që ishte shumë i qartë – unë u habita që kryeministri e shpalli si fitore. Ai amendament ishte një nga pesë pikat kryesore të protestuesve, të cilët kërkojnë që të zhbëhet pikërisht ndryshimi i bërë në ligjin për zonat e mbrojtura (si dhe ai për trashëgiminë kulturore), dorëheqja e kryeministrit dhe tri pikat e tjera”, tha Kalemaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.