☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.23 ▲2.14%
ARI 4,097 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,839 ▲ +0.15% ETH $2,441 ▲ +0.01% XRP $1.3467 ▲ +0.96% SOL $105.0900 ▼ -0.71%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.23 ▲2.14 % ARI 4,097 ▼1.27 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.23 ▲2.14 % ARI 4,097 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Kuvendi rikthehet në seancë plenare, nga interpelancat me ministrat te Reforma Administrativo-Territoriale

Kuvendi rikthehet këtë të enjte (22 tetor) në seancë plenare për të diskutuar e shqyrtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga interpelancat me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, deri te shqyrtimi i disa projektligjeve dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë 14 pika, mes të cilave katër interpelanca me tre ministra të kabinetit qeveritar. Punimet do të nisin me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 tetorit, e cila u anulua me urdhër të kryeparlamentarit Niko Peleshi për shkak të protestave që përfshin vendin tonë.

Më pas, deputetët do të kalojnë te interpelancat, ku e para është ajo urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në vijim, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, do të përballet me dy interpelanca të kërkuara përkatësisht nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj, do të jetë në interpelancë me deputetin Tedi Blushi.

Pas përfundimit të interpelancave, Kuvendi do të shqyrtojë një sërë projektligjesh që prekin fusha të ndryshme, nga drejtësia dhe bashkëpunimi ndërkufitar, te shërbimet financiare, parandalimi i pastrimit të parave, të drejtat e autorit dhe mbrojtja e produkteve artizanale e industriale.

Në rendin e ditës është përfshirë projektligji për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, të bërë në Luksemburg më 13 maj 2025. Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare.

Një tjetër çështje në rendin e ditës është projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Deputetët do të diskutojnë gjithashtu ndryshimet dhe shtesat në ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale.

Një prej pikave që pritet të tërheqë vëmendjen është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.