Kronika
Kaloi mallra kontrabandë, arrestohet doganieri
Një doganier shqiptar dhe një shtetas kosovar janë arrestuar për kontrabandë me mallra në pikën kufitare të Morinës.
Polica njofton se Saimir Thaçi, me detyrë doganier i kontrollit fizik në doganën e Morinës në Kukës, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”, ndërsa Afrim Sopaj, nga Suhareka e Kosovës, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera’’.
Thaçi u kap në flagrancë pasi nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit që drejtohej nga shtetasi kosovar, ku transportoheshin mallra kontrabandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte Sopaj, iu sekuestruan këpucët kontrabandë, të cilat i ka kaluar në doganën e Morinës.