“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!
Deputeti socialist Erion Braçe kërkon që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të zgjidhet përmes një gare reale dhe një votimi masiv brenda partisë.
Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Braçe theksoi se ka kërkuar që të gjithë ata që synojnë të drejtojnë kryeqytetin të kenë mundësinë të përballen në një garë, ku vendimin përfundimtar ta marrin votuesit.
Braçe sqaroi gjithashtu se nuk ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, duke theksuar se përzgjedhja e kandidatit nuk është një çështje personale, por i takon strukturave drejtuese të Partisë Socialiste.
Pjesë nga intervista:
Braçe: Kam kërkuar garë brenda PS-së. Kam kërkuar të thirren me një votim masiv për të zgjedhur me vota kandidatin për Bashkinë e Tiranës.
Rakipi: Pra, po kërkon primare?
Braçe: Unë dua një garë reale, përmes votës së njerëzve që duan t’i drejtojnë. Unë s’kam kërkuar që të mblidhet kryesia dhe të dalë Rama të thotë: “Braçe është kandidati i Bashkisë së Tiranës”. Se dua këtë, edhe nëse ndodh, se dua.
Rakipi: Ke komunikuar me Ramën për këtë?
Braçe: Jo, nuk është muhabet personal. Gara është një çështje e forumeve të PS-së.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.