🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.73 ▲0.63%
ARI 4,183 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,481 ▲ +1.04% ETH $2,512 ▲ +0.88% XRP $1.3708 ▲ +1.15% SOL $106.9900 ▼ -0.15%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.73 ▲0.63 % ARI 4,183 ▲0.13 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.73 ▲0.63 % ARI 4,183 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën

Disa qytetarë kanë përfunduar me lëndime nga protesta e sotme, ndërsa po mjekohen te spitali i Traumës.

Në një deklaratë për mediat, mjeku i Traumës ka deklaruar se gjendja me e rënduar është e 19-vjeçarit që i është thyer këmba.

“Mos përhapni panik, nuk ka as viktima dhe as të intubuar. Gjendja më e rëndë ishte ajo e pacientit të fundit që erdhi me trauma në këmbë”, tha ai mes të tjerash.

Agustin Suma, shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, konfirmoi disa herë se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete.

“Gjatë pasdites së sotme në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë, kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete”, tha Suma. I riu ka mbërritur në gjendje stabël në spital. Nga ana e 127 është bërë imobilizimi në terren. Tek ne ka ardhur në gjendje të stabilizuar. Djali është në gjendje të stabilizuar. Ndihma e parë është dhënë nga ekipi ortoped dhe djali po plotësohet me të gjitha ekzaminimet e tjera dhe është për ndihmë në ortopedi”, vijoi shefi i Urgjencës.

Përfaqësuesi i trupit diplomatik austriak ka mbërritur nga QSUT te Trauma dhe pasi ka marrë mjekimin, ka shkuar në shtëpi.

“Përfaqësuesi i trupit diplomatik austriak ka ardhur nga QSUT, kishte disa dëmtime në kokë, është përcjellë me mjekim në shtëpi”, tha mjeku.

Në total, te Trauma janë trajtuar 7 policë, ndërsa momentalisht po trajtohen 3 raste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.