Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, ku u njoh nga afër me situatën dhe shërbimin mjekësor të ofruar për personat e lënduar, të paraqitur pas protestës.
Gjatë vizitës, ministrja takoi ekipin mjekësor në gatishmëri, si dhe pacientët që aktualisht po marrin kujdes shëndetësor pranë këtij spitali, informon Report Tv.
Klodiana Spahiu: Si duket gjendja?
Agustin Suma: Ka dashur Zoti, të gjithë janë mirë.
Klodiana Spahiu: Nuk ka asnjë…
Agustin Suma: Jo, as të intubuar, as në këmbë.
Më pas, ajo ndaloi edhe te 19-vjeçari me këmbë të thyer, i cili i thotë se nuk ishte protestues, por vetëm kalimtar i rastit.
Klodiana Spahiu: Si je? Ke dhimbje?
Pacienti: Kam.
Klodiana Spahiu: Ke dhimbje të këmbës?
Pacienti: Po.
Klodiana Spahiu: Do të bëjmë ekzaminimet. Mos u shqetëso. Ishe duke kaluar aty?
Pacienti: Po, isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën fare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.