☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.20 ▼1.25%
ARI 4,389 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,250 ▼ -1.52% ETH $2,467 ▼ -0.48% XRP $1.3495 ▼ -2.87% SOL $99.8400 ▼ -2.03%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.20 ▼1.25 % ARI 4,389 ▼0.42 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.20 ▼1.25 % ARI 4,389 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Kampi treditor i Kombëtares U17 me talentet e Diasporës, Morina: Kemi parë disa lojtarë premtues





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 10, 2026

Kampi treditor i Kombëtares U17 me talentet e Diasporës, Morina: Kemi parë disa lojtarë premtues


Ka përfunduar me sukses edhe kampi treditor i Kombëtares U17 të Kosovës me futbollistët e gjeneratës 2010 nga Diaspora, i organizuar në kuadër të projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për identifikimin dhe vlerësimin e talenteve që aktivizohen jashtë vendit.

Gjatë tri ditëve të kampit, stafi teknik i Kombëtares U17, i udhëhequr nga përzgjedhësi Arbnor Morina, pati mundësinë të vëzhgojë nga afër rreth 40 futbollistë, të cilët u paraqitën me përkushtim dhe dëshirë të madhe për të dëshmuar potencialin e tyre.

Morina vlerësoi organizimin e kampit dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për zgjerimin e bazës së futbollistëve të Kombëtares.

“Ky është një projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës që synon t’u japë mundësinë sa më shumë futbollistëve nga diaspora të jenë pjesë e testimeve dhe kampit në Hajvali. Kemi parë disa lojtarë premtues, të cilët mund të jenë pjesë e planeve tona në të ardhmen”, u shpreh Morina.

Ai theksoi se të gjithë futbollistët që marrin pjesë në këto kampe evidentohen në databazën e FFK-së dhe vazhdojnë të monitorohen vazhdimisht nga skautët e Federatës dhe përmes platformave të specializuara të ndjekjes së lojtarëve.

“Dera e Kombëtares mbetet e hapur për të gjithë. Mesazhi im është të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, me përulësi dhe ta presin momentin e tyre. Të gjithë janë pjesë e databazës së Federatës dhe do të vazhdojnë të përcillen në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi ai.

Morina shtoi se kjo periudhë përkon me pushimet verore të shumicës së futbollistëve, por pavarësisht kësaj, kampi ka ofruar një pasqyrë të mirë të potencialit që posedojnë talentet nga diaspora.

Ndërkohë, projekti vazhdon edhe në ditët në vijim. Të shtunën nis kampi treditor për futbollistët e gjeneratës 2011, ku stafi i Kombëtares U17 do të ketë mundësinë të vlerësojë një tjetër grup talentesh, me synimin për t’i përfshirë më të mirët në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.