☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.02% ETH $2,236 ▲ +0.2% XRP $1.1633 ▼ -1.89% SOL $89.7300 ▼ -0.61%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kampionati i vajzave/ Përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse në “Final 4”

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Teuta janë katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për sezonin futbollistik 2025/2026 në kampionatin e vajzave. Pas një edicioni plot rivalitet dhe garë, këto ekipe kanë prerë biletën për fazën vendimtare, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione. Edhe pse katër skuadrat e kanë siguruar “Final 4”, […]

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Teuta janë katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për sezonin futbollistik 2025/2026 në kampionatin e vajzave. Pas një edicioni plot rivalitet dhe garë, këto ekipe kanë prerë biletën për fazën vendimtare, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione.

Edhe pse katër skuadrat e kanë siguruar “Final 4”, dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo. Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën. Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e fazës “Final 4” do të zhvillohen në periudhën 17–29 maj. Takimet e para gjysmëfinale janë planifikuar më 17 maj dhe do të luhen në fushat e skuadrave të renditura më poshtë në klasifikim, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 23 maj.

Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, duke kulmuar sezonin me një event të rëndësishëm për futbollin e vajzave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.