⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,145 ▲ +0.69% ETH $2,424 ▼ -0.46% XRP $1.2989 ▼ -0.41% SOL $103.9300 ▼ -0.75%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

KANADA – Zjarr i madh në një bazë ushtarake, raportohet për viktima dhe të plagosur

OTAVË, 18 tetor /ATSH-DPA/- Ministri kanadez i Mbrojtjes, David McGuinty njoftoi sot se një incident në një bazë ushtarake në provincën Alberta ka shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Ai nuk dha hollësi të tjera, por tha se situata ishte shumë dinamike dhe delikate, dhe se ngjarja ishte ende në zhvillim dhe kërkonte hetim të kujdesshëm.

Më herët, kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se një incident i rëndë kishte shkaktuar një zjarr të madh në bazën ushtarake.

“Mendimet tona janë me të gjitha gratë dhe burrat trima që janë prekur nga kjo ngjarje”, shkroi Carney në një mesazh të shkurtër në rrjetin social X.

Gjatë një konference për shtyp në Otavë, McGuinty tha se nuk i kujtohej të kishte ndodhur një ngjarje e tillë në vitet e fundit.

“Do të kemi më shumë informacione në orët dhe ditët në vijim. Për momentin, mendimet tona janë me familjet dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike”, deklaroi McGuinty.

“Dua të falënderoj veçanërisht ekipet e para të shpëtimit dhe të gjithë ata që po ofrojnë ndihmë në këtë moment shumë të vështirë”, shtoi ai.

Sipas ministrit, Forcat e Armatosura Kanadeze, Ministria e Mbrojtjes dhe institucione të tjera të qeverisë federale, po bashkëpunojnë për të vënë në dispozicion të gjithë ndihmën e nevojshme dhe për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur konkretisht.

Danielle Smith, kryeministrja e provincës Alberta, shkroi në rrjetin X se autoritetet po merrnin informacion për një zjarr të madh dhe tragjik që kishte prekur personelin ushtarak.

“Faleminderit ekipeve të shpëtimit dhe të gjithë atyre që po u ofrojnë kujdes dhe mbështetje personave të prekur”, shkroi ajo.

Kreu i opozitës, Pierre Poilievre, deklaroi në një postim në X se kishte biseduar me McGuinty dhe Carney për incidentin.

“Lutuni për Wainwright-in, të gjithë”, shkroi ai, duke iu referuar zonës ku ndodhet baza ushtarake.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion se çfarë e shkaktoi incidentin, si nisi zjarri apo sa persona kanë humbur jetën dhe sa janë plagosur.

Bashkia e distriktit të Wainwright-it, ku ndodhet baza, njoftoi se zjarri ishte përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Zjarri në jug të Wainwright-it kaloi më herët gjatë ditës përtej gardhit rrethues të bazës dhe po mbahet nën kontroll përmes ndërhyrjeve aktive.

Ekipet e emergjencës vijojnë të përqendrohen te mbrojtja e jetës së njerëzve, banesave dhe ndërtesave të tjera.

Baza Ushtarake Kanadeze “Wainwright” është një nga bazat më të ngarkuara të stërvitjes ushtarake në vend.

Ajo përdoret për përgatitjen e ushtarëve për operacione luftarake.

Në këtë bazë janë të vendosur më shumë se 1 000 pjesëtarë të personelit ushtarak, krahas punonjësve civilë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.