☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.60 ▲0.41%
ARI 3,995 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $62,792 ▼ -2.13% ETH $1,826 ▼ -3.52% XRP $1.0825 ▼ -2.13% SOL $74.5000 ▼ -2.28%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.60 ▲0.41 % ARI 3,995 ▲0.08 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.60 ▲0.41 % ARI 3,995 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Bota

KANADA – Zjarret shndrrojnë Toronton në qytetit me ajrin më të ndotur në botë

TORONTO, 17 korrik /ATSH-AA/ – Qindra zjarre pyjore vazhdojnë në të gjithë Kanadanë që nga e enjtja, sipas Sistemit Kanadez të Informacionit të Zjarrit në Wildland ndërsa tymi po përhapet në shumë zona brenda vendit, përfshirë Toronton, qyteti më i madh i vendit me 2.8 milionë banorë.

Toronto vazhdon të ketë ajrin më të ndotur në botë ndërsa për qytetin dhe pjesën më të madhe të Ontarios Jugore është lëshuar “kodi portokalli” që do të thotë se banorët duhet të qëndrojnë brenda për shkak të gjasave për të pësuar probleme shëndetësore. Tymi i zjarreve pyjore lëshon gazra toksikë që mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe në qarkullimin e gjakut, duke rritur ndjeshëm rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru si dhe sulmeve të astmës.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga komunitetet dhe të tjerë janë nën vëzhgim për evakuim. Zjarret, disa të shkaktuara nga rrufetë që kanë goditur pemët e thata dhe të tjera të shkaktuara nga njerëzit, kanë shkaktuar zjarre veçanërisht në Ontarion Veriore, ku janë aktive 136 zjarre pyjore.

Që nga e enjtja, ka 483 zjarre në Ontario, nga 351 sa ishin në 2025. Qeveria provinciale e Ontarios ka kërkuar që Otava të jetë në gatishmëri me avionë për të ndihmuar në evakuime nëse situata përkeqësohet. Por, nuk janë vetëm kanadezët ata që preken nga tymi.

Katër anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së nga Michigani kanë kritikuar qeveritë federale dhe provinciale të Kanadasë se nuk kanë bërë sa duhet për të parandaluar zjarret pasi tymi kalon përtej kufirit dhe rezulton në cilësi të dobët të ajrit në shtet.

Në një letër drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, politikanët e pakënaqur shkruan se SHBA-ja “do të veprojë vetë” nëse nuk bëhen më shumë përpjekje për të kufizuar zjarret.

Ky është viti i tretë që ata ankohen për tymin e zjarrit në qeverinë kanadeze, thuhej në letër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.