Kanadaja nis hetimet për ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet e saj
Vitin e kaluar, mediat lokale raportuan se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” që mbështeti kandidatët kanadezë në zgjedhjet e fundit.
Sipas raportimeve, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019.
Duke cituar zyrtarë anonim të inteligjencës, Global News raportoi se Pekini kishte dhënë fonde për këta kandidatë dhe se shumë prej tyre kishin pasur këshilltarë kinezë në fushatë.
Operacioni, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, pati për qëllim që të ndikojë në politikën kanadeze.
Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë pasur cak të dy partitë kryesore politike – Partinë Liberale të kryeministrit Trudeau dhe partinë opozitare Konservatore. Mbetet ende e paqartë nëse operacioni ishte i suksesshëm.