☁️
Tiranë 28°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,670 ▲1.03%
DOW 52,642 ▲1.11%
NASDAQ 26,387 ▲1.17%
NAFTA 100.07 ▼2.35%
ARI 4,406 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,782 ▲ +0.76% ETH $2,573 ▲ +4.91% XRP $1.3692 ▲ +1% SOL $102.1600 ▲ +2.34%
S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,642 ▲1.11 % NASDAQ 26,387 ▲1.17 % NAFTA 100.07 ▼2.35 % ARI 4,406 ▼0.04 % S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,642 ▲1.11 % NASDAQ 26,387 ▲1.17 % NAFTA 100.07 ▼2.35 % ARI 4,406 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

Afro 1 muaj pas ekzekutimit në derën e shtëpisë së 50-vjeçarit, Edmond Sula në fshatin Bërxullë, policia e Tiranës ka shoqëruar 7 persona të cilët kanë patur konflikte pronësie me viktimën.

Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se të shoqëruarit janë pjesë e të njëjtit fis dhe banojnë në të njëjtën zonë ku u ekzekutua dhe 50 vjeçari.

Krahas shoqërimit, policia ka ushtruar dhe kontrolle në banesën e tyre, por nga sa mësohet nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në ngjarjen e 12 korrikut.

Pak javë më parë blutë e kryeqytetit arrestuan një person pasi në banesën e tij në zonën e Bërxullës, policia gjeti një armë zjarri pistoletë.

Nga sa mësohet edhe ky person ka patur konflikte me Sulën në të shkuarën po për motive pronësie, motiv ky që çoi dhe hetuesit tek banesa për kontroll.

Edmond Sula u vra me një plumb në gjoks, sapo zbriti nga makina në derën e jashtme të banesës. Autori e qëlloi atë në distancë nga një armë tip pushkë, teksa qëndronte i fshehur në një shteg në krah të banesës së viktimës.

Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria beson se vrasja ka si prapravijë konfliktet e pronësisë, megjithatë as kjo s’ka mjaftuar për të rënë në gjurmët e vrasësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.