🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 21 Shtator 2026
S&P 500 7,771 ▲1.57%
DOW 52,084 ▲0.78%
NASDAQ 27,121 ▲2.26%
NAFTA 92.50 ▼3.73%
ARI 4,386 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,049 ▲ +6.1% ETH $2,759 ▲ +5.09% XRP $1.5041 ▲ +6.99% SOL $117.5200 ▲ +7.17%
S&P 500 7,771 ▲1.57 % DOW 52,084 ▲0.78 % NASDAQ 27,121 ▲2.26 % NAFTA 92.50 ▼3.73 % ARI 4,386 ▼0.89 % S&P 500 7,771 ▲1.57 % DOW 52,084 ▲0.78 % NASDAQ 27,121 ▲2.26 % NAFTA 92.50 ▼3.73 % ARI 4,386 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Kronika

Kapen në Londër katër anëtarë të grupit të dyshuar për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin

Në Shqipëri, policia njoftoi sot se katër prej personave të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e sipërmarrësit Ardian Nikulajt, në mjediset e hotelit të tij në Shëngjin 9 ditë më parë, janë arrestuar në Londër nga autoritetet britanike.

Të mërkurën në mbrëmje policia shpjegoi se vrasja rezultonte të ishte kryer nga një grup personash, mes të cilëve një shqiptar me shtetësi dhe britanike Edmond Haxhia, katër shtetas britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe një tjetër portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit dyshohet të jetë ekzekutori i Nikulajt.

“Falë shkëmbimit të informacionit në kohë, policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia. Thomas Mithan dhe Steven Hunt”, bëri të ditur policia shqiptare përmes një komunikate.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, duartrokiti arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Shëngjinit. “Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, shkruajti zoti Çuçi në Facebook.

Më vonë policia shqiptare, njoftoi se autoritetet britanike kishin kapur edhe pjestaren tjetër të grupit Harriet Bridgeman.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja ka lidhje me një hasmëri të vjetër mes familjes së Nikulajt dhe familjes Lekstakaj, me të cilën Haxhia ka lidhje gjaku shumë të afërta. Dyshohet se është pikërisht ai që ka financuar dhe vënë në jetë planin e atentatit. Kqyrja e kamerave të sigurisë, ka zbuluar se njëri prej britanikëve të dyshuar, frekuentonte prej disa ditësh hotelin duke kqyrur lëvizjet e Nikulajt.

Pamjet e momentit të vrasjes, treguan një person me skafandër në kokë dhe me një jelek fosforeshent, i cili hyn në hollin e hotelit dhe godet pak çaste më pas, me disa plumba pistolete dhe nga një distacë e afërt, sipërmarrësin Nikulaj, i cili gjendej i ulur pranë një tavoline.

Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, ishte përfshirë dhe në politikë, si pjesë e Partisë SocialDemokrate dhe aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.