🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.28 ▼0.52%
ARI 3,894 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,336 ▼ -5.52% ETH $1,953 ▼ -4.39% XRP $1.0192 ▼ -2.72% SOL $80.5300 ▼ -2.87%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.28 ▼0.52 % ARI 3,894 ▲0.23 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.28 ▼0.52 % ARI 3,894 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – 70 mijë efektivë në gatishmëri për protestat e nesërme

PARIS, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Rreth 70 mijë policë dhe xhandarë do të angazhohen nesër në Francë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, bëri të ditur se në të gjithë territorin francez priten nga 50 deri në 60 marshime dhe tubime proteste.

Në një intervistë për televizionin LCI, Nunez deklaroi se autoritetet do të zbatojnë të njëjtin plan sigurie si të shtunën e kaluar dhe gjatë protestave të zhvilluara që prej 24 tetorit. Ai shtoi se numri përfundimtar i efektivëve do të përcaktohej sot pas një takimi koordinues.

Sipas ministrit, forcat e rendit do të kenë një strukturë të lëvizshme dhe reaguese, e cila do të përshtatet sipas lëvizjeve të grupeve që konsiderohen me rrezik për sigurinë publike. Ai shpjegoi se disa prej këtyre grupeve shpërndahen në formacione të vogla për të shmangur kontrollet dhe për të anashkaluar kordonët e policisë.

Protestat janë thirrur për të pestën të shtunë radhazi nga koordinimi i jelekëverdhëve dhe organizatave rinore, të cilat kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës. Në të njëjtën ditë pritet të zhvillohen edhe tubime të tjera me kërkesa të ndryshme.

Organizata “Enfantiste” ka bërë thirrje për protesta kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, ndërsa disa organizata kundërshtojnë një projektligj që lidhet me prezumimin e përdorimit të ligjshëm të armëve nga forcat e rendit. Sipas kundërshtarëve të tij, ky projektligj do t’u jepte policëve një lloj “leje për të vrarë”.

Edhe lëvizja që organizoi marshimet klimatike më 26 shtator pritet të dalë nesër në rrugë, këtë herë me sloganin “për të tashmen dhe të ardhmen e fëmijëve”. Për shkak të mbivendosjes së kërkesave dhe itinerareve, disa prej këtyre marshimeve pritet të bashkohen në qytete të ndryshme, veçanërisht në Paris.

Sipas autoriteteve, të shtunën e kaluar, protestat në mbështetje të të rinjve dhe kundër rritjes së kostos së jetesës mblodhën 146 mijë pjesëmarrës në të gjithë Francën, prej të cilëve 46 mijë në Paris. Kjo shënoi një rënie të pjesëmarrjes krahasuar me ditët e mëparshme të mobilizimit.

Ministri Nunez theksoi se situata nesër është më e ndërlikuar, pasi sindikatat kryesore profesionale nuk kanë paraqitur itinerare zyrtare për marshimet. Sipas tij, kjo krijon vështirësi për autoritetet, pasi organizimi dhe koordinimi i turmave mbetet kryesisht në duart e organizatave studentore dhe të nxënësve, të cilat kanë më pak përvojë në menaxhimin e protestave.

Për të parandaluar incidentet, policia do të kryejë gjithashtu kontrolle të zgjeruara në zona të ndryshme, një strategji që ministri e cilësoi si veçanërisht parandaluese dhe që është përdorur edhe gjatë protestave të mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.