Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 91.38 ▼3.89%
ARI 4,751 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,071 ▼ -1.17% ETH $2,328 ▼ -2.51% XRP $1.4113 ▼ -1.45% SOL $89.4500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 91.38 ▼3.89 % ARI 4,751 ▲1.2 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 91.38 ▼3.89 % ARI 4,751 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Kronika

“Kapitull i ri në komunikimin me mediat”, Hita: Informacion në kohë reale për ngjarjet në dinamikë

Kreu i policisë së shteti Skënder Hita tha në një deklaratë për mediat se policia e shtetit do të nisë një kapitull të ri të komunikimit me median dhe publikun.

Sipas tij, synimi është që të ofrohet transparencë ndaj qytetarëve për një informacion të saktë që të mos ndikojë te kriminalizimi i opinionit publik.

“Jam sot, para jush, për të çelur një kapitull të ri në mënyrën e komunikimit që unë, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por dhe të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore dhe strukturave të tjera policore, duhet të kemi në raport me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është një institucion në shërbim të qytetarëve dhe çdo veprim i yni ka në themel garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit. Pikërisht për këtë arsye, ne e konsiderojmë transparencën një element të domosdoshëm të punës sonë, sepse vetëm përmes saj mund të ndërtohet besimi reciprok mes qytetarëve dhe Policisë.

Sot dua të ndaj me ju një vendim të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si ne komunikojmë me publikun.

Ky vendim nuk vjen rastësisht, por është rezultat i një reflektimi serioz mbi reagimet e shumta të qytetarëve, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për impaktin negativ që krijon në shoqëri, mënyra se si përcillen çdo ditë lajmet mbi ngjarjet kriminale, dhe për shumë lajme që ne japim nga çdo qark, në përmbledhjet ditore.

I kam pritur dhe dëgjuar këto shqetësime me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, kam kryer konsultime me specialistë të fushës, kam komunikuar me shumë nga homologët e mi në Ballkan dhe Europë, dhe më rezulton se mënyra se si veprojmë ndikon negativisht në shoqëri dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

Nisur nga sa më lart, Policia e Shtetit do të zbatojë një formë të re komunikimi, më të përgjegjshme, më të strukturuar dhe në përputhje me modelet më të mira evropiane.

Dua ta theksoj qartë, kjo nuk është një tërheqje nga transparenca, përkundrazi, është një hap përpara drejt një transparence më cilësore dhe më profesionale, sepse ne besojmë se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për më shumë informacion, por për informacion të saktë, të verifikuar dhe të përgjegjshëm, për informacion të matur që të mos ndikojë te perceptimi negativ dhe te kriminalizimi i shoqërisë.

Çfarë ndryshon konkretisht me formën e re të komunikimit?

Së pari, të gjitha të dhënat statistikore mujore dhe vjetore mbi kriminalitetin dhe sigurinë publike do të jenë të aksesueshme në mënyrë të plotë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Së dyti, për ngjarjet në dinamikë, titullarët e Policisë në vendngjarje do të japin informacionin e nevojshëm për mediat dhe publikun, në kohë reale dhe të shoqëruar dhe me informacionin paraprak nga zëdhënësi i Policisë. Kjo praktikë tashmë ka nisur dhe do të konsolidohet më tej.

Së treti, drejtuesit e drejtorive vendore të Policisë, me stafet e tyre, do të zhvillojnë konferenca mujore për të bërë transparente punën, rezultatet dhe sfidat në çdo qark.

Së katërti, për ngjarje me impakt të lartë publik apo operacione të rëndësishme policore, Policia e Shtetit do të informojë në kohë dhe në mënyrë të plotë, nëpërmjet kanaleve zyrtare”, tha Hita.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.