Kapitulli i 30 i negociatave, të gjitha marrëveshjet sipas Bashkimit Europian
Shqipëria duhet t’i përmbahet një kuadri europian në marrëveshjet me vendet e treta, madje edhe atyre të nënshkruara më parë. Ndërsa vlerëson se mbyllja e kapitullit 30 nuk ishte aq e lehtë, zvministri i financave vlerëson se puna ishte ishte voluminoze në legjislacion dhe praktika.
“Procesi i cili formalisht nisi vetëm në vitin 2022, zgjati për thuajse katër vjet dhe ka përfshirë jo dhjetëra, por qindra institucione e agjenci për të filluar procesin e mbylljes së kapitujve. Dhe nuk po flas këtu për vitet, por për dekadat që e kanë paraprirë këtë proces.
Përveç kufizimit të marrëveshjeve vendi duhet të tregojë aftësi edhe në detyrime që lindin nga regjimi europian.
“Shqipërisë i është dashur të ndryshojë marrëveshjet tregtare, i është dashur të bëjë një plan për ndryshimin e marrëveshjeve të tjera tregtare. Na është dashur që prej disa vitesh të mos hyjmë në marrëveshje të tjera të reja tregtare.Na duhet të tregojmë aftësi për të gjurmuar produkte që vijnë nga zonat e konflikteve, si diamantet, për të gjurmuar produkte me përdorim të dyfishtë – pra përdorim civil dhe përdorim ushtarak – si dhe për të programuar jo vetëm marrjen e ndihmës së huaj, por edhe dhënien e ndihmës së huaj.
Ndërsa aspekti politik e ka ndihmuar vendin që njihet për linjëzimin e tij të plotë me BE, kutpimi i kësaj rëndësie mund të vlerësohet nëse sjell në vëmendje praktikat e vendeve të tjera për këtë kapitull.
“Vende të tjera që janë në këtë proces, pikërisht për shkak të kapitullit 30, kanë bllokime dhe ndalesa problematike për sa i përket procesit të integrimit. Nuk është aspak një kapitull i lehtë. Është një kapitull që, mbi të gjitha, i ka kërkuar Shqipërisë një vetëkufizim të jashtëzakonshëm politik në të shkuarën, por edhe tani, për të mos u përfshirë në marrëveshje që mund të kishin një përfitim afatshkurtër, por që në fakt më pas do të dëmtonin gjithë ecurinë e procesit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.