☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 82.85 ▲0.66%
ARI 3,718 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,752 ▼ -0.69% ETH $1,796 ▼ -0.19% XRP $0.9818 ▼ -0.21% SOL $74.2700 ▼ -0.09%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.85 ▲0.66 % ARI 3,718 ▼0.64 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 82.85 ▲0.66 % ARI 3,718 ▼0.64 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Opinion

Tirana dhe pjesa tjetër e vendit, dy tablo të ndryshme elektorale

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhet që kam zhvilluar javët e fundit, janë shfaqur dy tablo të ndyshme elektorale.

Në Bashkinë Tiranë duket se ka një hapësirë të madhe për një kandidat të pavarur, i cili mund të sfidojë elektoralisht kandidatët e dy partive të mëdha – PS e PD. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit duket se kandidatët e pavarur as që mund t’u afrohen kandidatëve të dy partive të mëdha.

Edhe pa bërë sondazhe, zhvillimet e muajve të fundit na paraqesin një dikotomi të ngjashme.

Në Tiranë protestat kanë qenë të përditshme, ca herë masive e shpesh herë të vogla, ca herë të dhunshme e shpesh herë paqësore, por zakonisht ka mbizotëruar në to slogani “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Ndërsa në qytete të tjera, protestat kanë qenë fare sporadike, dhe aspak masive. Siç duket atje qytetarët janë ambjentuar me garën e zakonshme mes Ramës dhe Berishës. Prandaj dhe në sondazhet e mia, shumica dërrmuese e atyre që duan të votojnë, votën për kryebashkiak janë gati t’ia japin ose kandidatëve të Ramës ose të Berishës.

Me pak fjalë, vetëm gara e Tiranës mbetet vërtet interesante elektoralisht.

A do të dalë vetëm një kandidat i pavarur përtej PS-së e PD-së, apo do të dalin dy ose tre? Apo të gjithë faktorët opozitarë do të arrijnë të dalin me vetëm një kandidat përballë kandidatit socialist?

Brenda pak muajve do ta marrin një përgjigje këto pyetje…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.