Bota
Katalonja s’e ka ndërmend ta zbatojë urdhrin e Madridit për të mbajtur zgjedhje
Nuk ekziston asnjë plan për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në Katalonjë, përkundër faktit se dje Qeveria qendrore e Spanjës e shkarkoi Qeverinë e rajonit dhe urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ka thënë sot zëdhënësi i Qeverisë së Katalonjës, Jordi Turull për transmeton RAC1.
Ai u zotua se Katalonja do të ndërmarrë kundërmasa ndaj vendimit të Madridit, për të cilin, ka thënë ai, ishte i jashtëligjshëm, transmeton Express.
“Autoritetet katalane momentalisht janë të fokusuara për ta mbrojtur institucionet katalane dhe për ta përmbushur mandatin e referendumit për pavarësi të mbajtur më 1 tetor”, ka thënë Turull.
Ai nuk ka shpjeguar nëse rajoni do ta shpallë pavarësinë nga Spanja.