☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -0.99% ETH $2,320 ▼ -1.5% XRP $1.2960 ▼ -2.53% SOL $100.1400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE: Shtatori regjistron nivelin e ulët historik të humbjeve, 19.8%

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike (OSHEE) ka mbyllur 9-mujorin me bilanc pozitiv, sa i takon arkëtimeve dhe humbjeve. Këto të fundit, kanë zbritur ne nivele rekord historik, pasi në muajin shtator 2017 regjistruan nivelin e 19.8%.

Theksojmë se para nisjes se reformës, humbjet në rrjet shenonin afro 50%.

Drejtori i Divizionit Tregtar, z.Elton Sevrani deklaron se reduktimi i humbjeve është pasojë e luftës së vazhdueshme kundër informalitetit në pagesat e faturave të dritave.

“Kontrollet e vazhdueshme ne terren, skemat lehtësuse ndaj debitoreve, zbatimi i ligjit pa asnje dallim ndaj abuzuesve të energjisë, po japim rezultat në ndërgjegjesimin e abonentëve për të respektuar detyrimin e shlyerjes se faturave, pa harruar ndikimin e investimeve në rrjet, keto dy vjet”, deklaroi Sevrani.

Si 9-mujor, humbjet zbriten ne 26.8 nga 27.6% në 2016-n, për të njëjtën periudhë.

Arkëtimet në total për janar-shtator 2017, vijojnë të ruajnë trendin pozitiv, duke arritur në 48.2 nga 45.7 miliardë lekë të vitit 2016, për të mos harruar, qe para reformes, ky nivel ishte 34.3 miliardë.

Siç u theksua më lart, ky rezultat vjen si pasojë edhe i pagesave të faturave brenda afatit, në nivel 99 nga 95.5% në raport me 9-mujorin 2016.

Ulja e humbjeve dhe rritja e arkëtimeve, kanë sjellë reduktim të borxhit, i cili zbriti në 49.3 në fund të shtatorit 2017, nga 67.8 miliardë lekë në fund të vitit 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.