Qeveria miraton edhe emërimin e 7 prefektëve të rinj
Pas ndryshimeve në qeveri në nivel zv/ministrash, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar edhe ndryshime në qarqe, për prefektët.
Kështu, në Prefekturën e Tiranës është emëruar, Admir Abrija, deri tani administrator i një prej njësive të Tiranës.
Abrija më parë ka mbajtur poste drejtuese në Gardën e Republikës dhe në Policinë e Shtetit, ndërkohë që tani zëvendëson Sadi Vorpsin, i cili është i 17-ti i PS-së në Tiranë.
Bie gjithashtu në sy edhe emërimi i Ardit Kajës, ish deputet socialist deri në vitin 2005, që ka marrë detyrën e Prefektit të Dibrës.
Emërimet e reja:
Admir Abrija Prefekt i Tiranës
Pandi Papando Prefekt i Korcës
Vasil Bregu Prefekt i Fierit
Ardit Demiri Prefekt i Elbasanit
Emiljan Jani Prefekt i Durrësit
Ardit Kaja Prefekt i Dibrës
Valbona Zylyftari Prefekt i Beratit