Kategoria e Parë: Flamurtari rikthehet te fitorja, mposht Kukësin në Vlorë
Pas humbjes ndaj Ilirisë në mesjavë, Flamurtari reagon dhe rikthehet te fitorja në kampionat.
Vlonjatët kanë mposhtur 2-0 në shtëpi Kukësin, në sfidën që mbylli javën e 9-të të Kategorisë së Parë, takim që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Keneth ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 79-të, ndërsa në kohën shtesë Migone shënon golin që vulos fatin e sfidës në Vlorë, me vendasit që marrin tre pikë të çmuara, që i ngjisin në vendin e tretë në renditje në kuotën e 15 pikëve (po aq sa Kukësi dhe Bylisi).
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.