Kategoria e Parë: Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës 8-të, Kadiu sërish në stol
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në Kategorinë e Parë, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve që spikatën në ndeshjet e zhvilluara këtë javë.
Formacioni është ndërtuar sipas skemës 3-4-2-1 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave të kampionatit. Në portë është përzgjedhur Mustafë Abdullahu i Besës. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Julian Gjinaj (Oriku), Stivian Janku (Besëlidhja) dhe Adolf Selmani (Iliria).
Mesfusha përbëhet nga Festim Alidema (Besëlidhja), Romeo Kasume (Pogradeci), Paulo Henrique de Mattos Rodrigues (Kukësi) dhe Irdi Morina (Korabi), ndërsa në mbështetje të sulmit janë përzgjedhur Matheus Alisson (Kukësi) dhe Henri Sulovari (Bylis). Në majën e sulmit është Ibrahim Romeo Olola i Ilirisë.
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur gjithashtu Bledi Kadiun e Kukësit si trajnerin më të mirë të javës së 8-të, ashtu si një javë më parë. Kukësi fitoi 1-0 ndaj Kastriotit dhe kryeson renditjen së bashku me Ilirinë me 15 pikë.
Formacioni i javës së 8-të
Skema: 3-4-2-1
Mustafë Abdullahu (Besa)
Julian Gjinaj (Oriku), Stivian Janku (Besëlidhja), Adolf Selmani (Ilira)
Festim Alidema (Besëlidhja), Romeo Kasume (Pogradeci), Paulo Henrique de Mattos Rodrigues (Kukësi), Irdi Morina (Korabi)
Matheus Alisson (Kukësi), Henri Sulovari (Bylis)
Ibrahim Romeo Olola (Ilira)
Trajneri më i mire: Bledi Kadiu (Kukësi)
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.