Kategoria e Tretë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndarjen e ekipeve në dy grupe
Komiteti Ekzekutiv i FSHF, në mbledhjen e sotme të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, ka miratuar listën e ekipeve pjesëmarrëse dhe ndarjen e tyre në grupe për kampionatin e Kategorisë së Tretë për sezonin 2026/2027.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 24 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, bazuar në afërsinë gjeografike. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse kanë plotësuar kriteret e licencimit.
Në Grupin A bëjnë pjesë: KF Shkodra, Bulqiza, FK Shënkolli, KF Kukësi B, KF Mirdita, KF Tirana B, T-Kamza, Dinamo City B, KF Miloti, Korabi B, KF Adriatiku 2012 dhe North United FC.
Në Grupin B janë përfshirë: KF Kinostudio, KF Osumi, KF Tepelena, KF Përmeti, KF Gramozi, KF Turbina, FK Skrapari, KS Shkumbini, Egnatia B, KF Sopoti B, A.S. Lefter Millo dhe Besa Elite.
Kampionati i Kategorisë së Tretë për sezonin 2026/2027 do të nisë më 24 tetor 2026. Të premten, më 16 tetor, në orën 14:30, në “Shtëpinë e Futbollit”, Departamenti i Garave në FSHF do të organizojë edhe hedhjen e shortit për përcaktimin e kalendarit të ndeshjeve.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.