Peshëngritje, Samoel Rrasa i jep medaljen e parë Shqipërisë
Samoel Rrasa i jep medaljen e parë Shqipërisë në Kampionatin Europian të të rinjve dhe U-23 në peshëngritje në Durrës. Bëhet fjalë për peshën deri në 65 kilogram për të rinj, teksa ishte i bronztë në stilin e shtytjes me 153 kilogram.
Më pas tentoi dhe medaljen e artë po në stilin e shtytje, por dështoi në dy tentativa me 156 kilogram dhe 157 kilogram. Në stilin e shkëputjes, Rrasa ishte i katërti, ndërsa realizoi provën e parë me 125 kilogram. Por më pas nuk arriti të ngrinte 128 kilogram dhe 129 kilogram. Dhe në dygarësh u rendit i katërti me 278 kilogram.
Tanimë peshëngritja shqiptare pret të tjera medalje në këtë Europian të peshëngritjes për të rinj dhe U-23, që përfundon më 19 tetor.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.